FUTBOLL – “Atletico Madrid” fiton Europa League

57

LION, 16 maj /ATSH/ – Sot u zhvillua finalja e Europa League mes ekipit francez të “Marseille” dhe atij spanjoll të “Atletico Madird” në Lion të Francës në stadiumin “Parc Olympique Lyonnais”.

“Atletico Madrid” arriti të fitojë finalen falë dy golave të shënuar nga Griezmann (minuta 21, 49) dhe Gabi (minuta 89).

“Atletico Madrid” me këtë fitore merr trofeun e tij të tretë në këtë kompeticion prestigjoz të futbollit në Europë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.