Çantat e rrumbullakëta, modeli më i veçantë i këtij sezoni

76

TIRANË,16 maj /ATSH/ – Koleksionet e çantave të 2018 erdhën në modele të ndryshme ,por modeli më i bukur dhe protagonist i pasarelave ishte modeli i rrumbullakët.Këtë model fillimisht e pamë në sfilatat e markeve Dolce & Gabbana dhe Salvatore Ferragamo ,i cili shoqëronte modelet në pasarelë.

Çantat e rrumbullakëta janë femërore dhe vijnë në dizenjo të ndryshme ,por më të preferuarat janë ato prej kashte që nuk kanë munguar në postimet e blogereve të famshme.

Këto lloj çantash janë të përshtatshme për çdo moment të ditës e sidomos në periudhën që jemi pasi janë shumë stil dhe komode.Çantat e rrumbullakëta ,sidomos ato me përmasa të mëdha janë praktike dhe i shërbejnë femrave për të futur sa më shumë produkte.

Në galerinë më poshtë shihni disa modele dhe shpresojmë që ato që nuk i preferojnë ,do t’ju ndryshojë mendja./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.