Agjencia Telegrafike Shqiptare

UASHINGTON – SHBA akuzon Hamasin për ngjarjet në Rripin e Gazës

PARIS, 15 maj /ATSH-AFP/ – SHBA-ja akuzoi lëvizjen islamike palestineze të Hamasit për vrasjen e të paktën 51 manifestuesve nga ushtria izraelite në kufirin e Rripit të Gazës gjatë përurimit të ambasadës amerikane në Jeruzalem.

“Përgjegjësia për këto vdekje tragjike bie kryesisht mbi Hamasin, që ka provokuar qëllimisht dhe në mënyrë cinike këtë përgjigje të Izraelit”, deklaroi Raj Shah, zëvendëszëdhënës i presidencës amerikane.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dënoi gjithashtu këtë organizatë terroriste dhe nënvizoi se i gjithë vendi e ka detyrim të mbrojë territorin e tij./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version