SHBA – Melania Trump i nënshtrohet me sukses një operacioni në veshka

UASHINGTON, 15 maj /ATSH-AFP/ – Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump iu nënshtrua dje një ndërhyrjeje kirurgjikale, pa pasoja të rënda, në veshka, sipas Shtëpisë së Bardhë, që shtoi se ajo do të qëndronte në spital gjatë gjithë javës.

Ish-topmodelja sllovene, 48 vjeçe, ndodhet e shtruar në spitalin ushtarak të Walter Reed, në Bethesda (Mariland), një lagje në afërsi të Uashingtonit, ku Donald Trump e ka vizituar në orët e pasdites.

“Po shkoj në Walter Reed për të parë Zonjën tonë të Parë të mrekullueshme”, shkruan ai në një postim në Twitter, pak pasi u ngrit me helikopter nga kopshti i Shtëpisë së Bardhë.

“Procedurë e kryer me sukses, ajo është mirë. Faleminderit për të gjitha mesazhet inkurajuese!”, shton ai në postimin e tij.

Pak më herët, zëdhënësja e tij njoftoi se Melania Trump kishte kryer një ndërhyrje për të trajtuar një problem pa pasoja të rënda në veshka dhe që nuk kishte pasur komplikacione.

Sipas dy specialistëve, bëhej fjalë, sipas fjalorit të përdorur nga ekzekutivi, për një tumor në veshka beninj i quajtur “angiomyolipome”./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.