Rama takon Macron

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155809263751523/

TIRANË, 15 maj/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim zyrtar nga Presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Me Presidentin Macron në Pallatin Elysée”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”, ndërsa shpërndan edhe pamje nga pritja zyrtare.

Takimi i cili u zhvillua në Pallatin Elysee, në Paris, cilësohet si mjaft i rëndësishëm për vendin tonë, pasi në tryezën e bisedimeve do të jetë qëndrimi i Francës në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë, e cila është në pritje të një vendimi nga ana e vendeve të BE-së në muajin qershor për hapjen e negociatave.

Pritja e Presidentit të Francës Emmanuel Macron vjen pas takimit që Kryeministri Rama zhvilloi 2 javë më parë me Kancelaren Angela Merkel./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.