Euro dhe dollari e nisin javën me rritje

TIRANË, 15 maj /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillimjave valutat kryesore euro dhe dollari, kanë forcuar pozitat ndaj lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej të martën me 133.12 lekë, me një rritje prej 0.03 lekë dhe monedha e gjelbër këmbehet me 0.52 lekë më shumë se një ditë më parë duke u kuotuar në vlerën 106.74 lekë.

Euro po fillon të fitojë pikë në tregun vendas pas disa javësh radhazi rënie, duke iu larguar nivelit minimal të 9 viteve, prej 131.98 lekë, që u arrit në 27 qershor, dy ditë pasi u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme.

Ekspertët shpjegojnë se forcimi lidhet me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, ku euro është forcuar me shpejtësi. Por, sipas tyre, pavarësisht rritjes, në tregun e brendshëm, euro vijon të jetë e nënçmuar.

Oferta e lartë për valutë në tregun e brendshëm sidomos tani ne sezonin veror kur shtohet fluksi i turistëve dhe emigrantëve, mbetet arsyeja kryesore për këtë mbiçmim të monedhës vendase.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 106.74 +0.52
Euro EUR 127.30 +0.03
Poundi Britanik GBP 144.60 +0.27
Franga Zvicerane CHF 106.76 +0.49
Jeni Japonez (100) JPY 97.13 +0.18
Dollari Australian AUD 80.25 +0.04
Dollari Kanadez CAD 83.35 +0.14
Korona Suedeze SEK 12.34 -0.04
Korona Norvegjeze NOK 13.30 0.00
Korona Daneze DKK 17.09 0.00
SDR SDR 152.86 +0.88
Ari(OZ 1) XAU 139817.66 -436.29
Argjend(OZ 1) XAG 1754.17 -18.00
Juani Kinez (onshore) CNY 16.80 +0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 16.81 +0.03

/e.xh//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.