“China Salesman” vë përballë dy yjet e mëdhenj Mike Tyson dhe Stiven Seagal

127

TIRANË,15 maj /ATSH/ – “China Salesman” ka vënë përballë dy yjet e mëdhenj Mike Tyson dhe Stiven Seagal dhe kjo përballje duket po aq mbreslënëse sa edhe ju po e imagjinoni. Thriller-aksion është realizuar nga kompania kineze Wanda Corporation, me skenar nga Tan Bing.

Në filmin “China Salesman” luajnë edhe yjet si Dong-Xue Li, Janicke Askevold, Zijian Wang, Li Ai dhe Eriq Ebouaney. Ky film ka një rëndësi dhe do të tërheqë një audiencë të madhe për shkak se do kemi Mike Tyson kundër Steven Seagal.

Bazuar në një histori të vërtetë, China Salesman është një film rreth një aventure të rrezikshme dhe epike në Afrikë ku një inxhinier shitës kinez përballet me një konkurrent të korruptuar mbi një kontratë për teknologjinë e parë afrikane të telekomit celular.

Banori lokal Kabbah (Mike Tyson) dhe mercenari Lauder (Steven Seagal) futen një një konflikt në një duel klasik dhe brutal derisa vendi përballet me luftë civile. Ky mund te jetë filmi më i mirë i vitit 2018./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.