SPORT- Alesandro Nesta, trajneri i ri i “Peruxhias”

TIRANË, 14 maj/ATSH/ – Alessandro Nesta ka konfirmuar se do të marrë drejtimin e ekipit të Serie B, “Perugia” duke u shprehur i lumtur për këtë marrëveshje.

“Nuk më kujtohet hera e fundit që isha në këtë stadium. Unë vij këtu me entuziazëm të madh. Ky është një klub i vërtetë futbolli. Ekipi është i fortë dhe do të jetë me mua dhe me çdo trajner tjetër”, – tha Nesta.

Në stolin e “Perugia”, 42 vjeçari do të zëvendësoi të shkarkuarin Roberto Breda pavarësisht se i siguroi fazën e “play-off-it” që të dërgon në Seria A vitin e ardhshëm. Kjo do të jetë eksperienca e dytë e Nestës në një ekip./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.