SHBA – Trump: Ambasada amerikane në Jeruzalem ditë e madhe për Izraelin

UASHINGTON, 14 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti sot transferimin në Jeruzalem të ambasadës së SHBA duke e cilësuar si ”një ditë të madhe për Izraelin”.

Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndrri i presidentit amerikan, që janë gjithashtu dhe këshilltarë, do të marrin pjesë në ceremoni.

Ky transferim përkon me 70-vjetorin e krijimit të shtetit të Izraelit.

“Të paktën 41 palestinezë u vranë sot në Rripin e Gazës nga të shtënat e ushtarëve izraelitë në kufi, ku mijëra persona manifestuan kundër transferimit në Jeruzalem të ambasadës amerikane në Izrael”, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.