LONDËR – Clegg dhe Miliband për zgjidhje më të buta për Brexit

LONDËR, 14 maj  /ATSH-ANSA/ – Tre ish-personalitete të qeverisë britanike, të gjithë në kërkim të fitores pas ngjarjeve politike të viteve të fundit, po kundërshtojnë qëndrimin e kryeministres Theresa May për një Brexit të fortë.

Janë David Milibrand, ish-ministri i Jashtëm në kohën e Tony Blairit, ish-zëvendëskryeministri liberal-demokrat Nick Clegg, i cili nuk u zgjodh as deputet në vitin 2017 si dhe ish-konservatori, Nicky Morgan, i dalë nga qeveria në vitin 2016 nga kalimi i Cameron tek May, të cilët po kërkojnë një Brexit të butë.

Në një apel të përbashkët, të tre propozojnë një zgjidhje të butë në emër të interesave ekonomike të Anglisë, të ngjashme me modelin norvegjez të hyrjes në zonën ekonomike europiane (EEZ), që do thotë qëndrim në tregun e përbashkët të Bashkimit Europian, çka e kanë kërkuar edhe në Dhomën e Lordëve dhe që sot ishte theksuar edhe nga ”Financial Times”.

Mesa duket, qeveria e Theresa Mayt duket e sigurtë të dalë jo vetëm nga bashkimi doganor, por edhe nga tregu i përbashkët./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.