SPORT- Dani Alvesh dëmtohet dhe humbet botërorin Rusi 2018

TIRANË, 12 maj/ATSH-ANSA/ – Nuk ka kampionat botëror për Dani Alves. Mbrojtësi brazilian dëmtoi ligamentet e tij të gjurit gjatë ndeshjes finale të Kupës së Francës, midis “PSG” dhe “Herbiers” ditën e martë.

Vizitat mjekësore treguan sipas shtypit brazilian, se do të jetë mjaft e vështirë që mbrojtësi i “PSG” të riaftësohet për të luajtur në Kupën e Botës, Rusi 2018.

Mungesa e Dani Alvesh u konfirmua edhe nga Federata Braziliane e Futbollit.

Humbja e një prej mbrojtësve më të rëndësishëm për kombëtaren e Brazilit, është kthyer në një dhimbje koke për trajnerin Tite, pasi në listën e të dëmtuarve është edhe Felipe Luis.

e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.