SPANJË – Deputetët katalanas votojnë për pasuesin e Puigdemont

MADRID, 12 maj /ATSH-AFP/ – Parlamenti i Katalonjës pritet të vendosë sot për emërimin e Joaquim Torra si president i ekzekutivit rajonal,  një indipendentist i zgjedhur nga Carles Puigdemont për të vijuar përballjen me Madridin.

I penguar nga drejtësia për të drejtuar sërish Katalonjën, Puigdemont u tërhoq për të kaluar në rolin e dëshmitarit, por pa hequr dorë gjithsesi nga influenca e tij politike, as nga sfida e nisur në drejtim të qeverisë spanjolle me deklaratën e dështuar të pavarësisë, më 27 tetor.

Përzgjedhja e “Quim” Torra, 55 vjeç, është e drejtë, pasi ky rishtar në politikë, i cili nuk bën pjesë në radhët e një partie është i vendosur për të vijuar përballjen me Madridin.

”Ky është një qëndrim i qartë për linjën e ashpër… të indipendentizmit që është shumë pak i prirur për të eçur drejt normalizimit politik”, u shpreh Oriol Bartomeus pedagog i Shkencave politike në Universitetin e pavarur të Barcelonës./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.