FOKUS – Iraku, i pasur me naftë, por i shkatërruar nga luftrat

BAGDAD, 12 maj /ATSH-AFP/ – Iraku, që zhvillon sot zgjedhjet e para legjislative që prej fitores kundër grupit xhihadist Shteti Islamik (ISIS), është një vend i pasur me naftë, por i shkatërruar që prej viteve 1980 nga konfliktet e përsëritura.

Djepi i civilizimit

Ish-Mesopotamia, që do të thotë vendi mes lumenjve, Tigër dhe Eufrat, në pjesën më të madhe ndodhet në Irakun e sotëm dhe një pjesë e vogël në Siri, Turqi dhe Kuvajt.

Ajo është djepi i civilizimeve nga sumerët tek akadët, Babilonia dhe Asiria, nga të cilët njerëzimi ka marrë shkrimin, ligjet e shkruara dhe qytetet e para.

Kopshtet e varura të Babilonisë, kryeqyteti i ish-Mesopotamis (4 500 – 2 500 para erës sonë), konsiderohen si një prej shtatë mrekullive të botës. Qyteti antik i Urit, ku lindi Abrahami sipas Biblës, është një prej zonave më të vjetra të arkeologjisë në Irak.

Naftë dhe rindërtim

Iraku është prodhuesi i dytë më i rëndësishëm i OPEC-ut, me 153 miliardë fuçi rezerva naftë të vërtetuara. Ai nxjerr 99% të të ardhurave nga sektori i naftës.

”Por, më shumë se tetë milionë irakianë jetojnë me më pakë se 2,2 dollarë në ditë”, sipas OKB-së.

I shkatërruar nga luftrat, Iraku vlerëson se ka nevojë për 88 miliardë dollarë për rindërtimin e shtëpive dhe infrastrukturave që janë shkatërruar. Por ai ka grumbulluar vetëm një të tretën e kësaj shume sipas një konference të fundit ndërkombëtare.

Luftra të njëpasnjëshme

Nën mandat britanik që prej vitit 1920, Iraku bëhet i pavarur në vitin 1932. Monarkia shpërbëhet në vitin 1958 gjatë një grushti shteti ushtarak dhe vendoset republika.

Saddam Hussein, një prej personave të fuqishëm që prej marrjes së pushtetit nga partia Baas në vitin 1968, merr zyrtarisht në vitin 1979 drejtimin e vendit.

Lufta me Iranin (1980-1988) më pas lufta e Gjirit (1991) e drejtuar nga një koalicion ndërkombëtar pas pushtimit të Kuvajtit nga Iraku në vitin 1990. Në vitin 2003, pushtimi nga SHBA-ja i jep fund regjimit të Saddam Hussein.

Vendi, që sapo ka dalë nga rreth katër shekuj diktaturë, do të pushtohet nga dhuna.

Përplasjet komunitare, kryesisht mes shiitëve dhe sunitëve, më pas sulmet xhihadiste kanë shkaktuar vdekjen e mijërave personave.

Pushteti shiit

Iraku është me shumicë shiite (60%) me një minoritet të rëndësishëm sunit (32-37%). Sipas të dhënave të fundit zyrtare, ndërkohë që banojnë 38 milionë persona.

Kushtetuta i jep pushtetin kryeministrit, një post që ka kaluar në krahun e shiitëve, që dominojnë institucionet politike dhe ushtarake, që kontrolloheshin nga minoriteti sunit gjatë regjimit të Saddam Hussein.

Kurdët, me shumicë sunite, përfaqësojnë 15-20% të popullsisë, jetojnë në veri. Një referendum pavarësie i organizuaa në vitin 2017 nga kurdët përfundoi me dështim pavarësisht fitores së “po”-së.

Komuniteti i krishter në Irak, që asnjëherë nuk është vlerësuar në një milion persona, numëron më shumë se 350 000 anëtarë.

Mes Iranit dhe Arabisë Saudite

Iraku është në kufij të dy fuqive të mëdha rivale në Lindjen e Mesme, mbretëria e saudite sunite dhe Irani shiit, si dhe me Turqinë dhe Sirinë që janë në luftë, me Kuvajtin dhe Jordaninë.

Marrëdhëniet mes Irakut dhe Iranit janë përmirësuar ndjeshëm që prej rënies së Saddam Hussein dhe ardhjes në Bagdad të një qeverie qendrore të dominuar nga komuniteti shiit.

Teherani ka mbështetur shumë grupe të armatosura irakiane, një vend të rëndësishëm zë Haçd Al Çabi të cilët luajtën një rol madhor në ofensivën kundër ISIS-it.

Që prej vitit 2017, marrëdhëniet mes Riadit dhe Bagdadit janë përmirësuar ndjeshëm pas një grindjeje të gjatë. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.