ITALI – Merkel: Armëpushimi në Ukrainë po shkelet çdo natë

ROMË, 12 maj /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehu sot nga Azizi (Itali) shqetësimin e saj për situatën në Ukrainë, ku çdo natë regjistrohen raste të shkeljes së armëpushimit dhe humbjeve njerëzore.

”Ukraina është burim shqetësimi për ne dhe në kuadër të formatit të Normandisë, i cili është një grupim diplomatik i përfaqësuesve të Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës kërkojmë zbatimin e marrëveshjeve të Minskut”, deklaroi Angela Merkel.

”Çdo natë shënohen shkelje të armëpushimit dhe çdo ditë raportohen humbje në njerëz”, pohoi Merkel.

Bijë e një pastori protestant, kancelarja gjermane shquhet për punën e saj në planin e pajtimit që nxit bashkëjetesën paqësore mes popujve./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.