”DailyMail”: Riviera Shqiptare destinacion i mrekullueshëm turistik

TIRANË, 12 maj /ATSH/ – Duket sikur bota sa vjen dhe zvogëlohet, teksa në shumicën e rasteve pushuesit zgjedhin të fluturojnë jashtë vendit.

Ndërsa turistët shkelin të njëjtat rrugë anembanë botës, shumë shpesh e gjejnë veten të rrethuar nga turma familjesh që bëjnë selfie.

Me këtë problem në qendër të vëmendjes, ”DailyMail” zhvilloi një bisedë me ekspertin e udhëtimeve për “World Nomads”, Isaac Entry dhe me pas hartoi një listë të destinacioneve në rritje anembanë botës, ku në mënyrë të veçantë përzgjidhet edhe Riviera Shqiptare.

”Bregu amalfitan mund të shihet në shumë prej faqeve të Istagramit, por aspekti negativ është se duhet të përballesh me vizitorë të tjerë nëse dëshiron fotografi perfekte”, – thotë  Isaac Entry, i cili sugjeron që ata t’u drejtohen brigjeve shqiptare.

“Dikur, shteti më i varfër i Europës, Shqipëria e la pas krahëve të kaluarën komuniste”, – thotë ai.

“Me Greqinë në jug dhe Italinë në Adriatik, ka një sërë fshatrash të mrekullueshme përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë”, – shton ai.

”Gjithashtu vera shqiptare është shumë e mirë”, – përfundon Entry.  /sm/ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.