KINË – Industria e robotëve regjistron zhvillim të qëndrueshëm në 2017

PEKIN, 11 maj /ATSH/ – Industria kineze e robotëve njohu zhvillim të qëndrueshëm në 2017, vit kur u hapën rreth 1686 kompani robotike, sipas CRI-së.

Në një raport i publikuar në samitin e pestë të Robotëve të Kinës thuhej se më shumë se 6500 kompani kineze operojnë në këtë industri.

Këto kompani veprojnë kryesisht në rajonin Pekin-Tianjin-Hebei, në deltën e lumit Jance dhe në deltën e lumit Perla.

Në vitin 2017, volumi i shitjes së robotëve industrialë të Kinës arriti 4.2 miliardë dollarë amerikanë, një rritje vjetore prej 24%.

Në vitin 2017, tregu global industrisë së robotëve kapi vlerën e 23 miliardë dollarëve amerikanë./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.