INDONEZI – Shpërthen Merapi, një nga vullkanet më aktivë të botës

XHAKARTA, 10 maj /ATSH-DPA/ – Vullkani Merapi, në ishullin e Javës, gjatë shpërthimit ka krijuar një re tymi prej rreth pesë kilometrash duke detyruar autoritet të mbyllin edhe aeroportin afër tij.

Agjencia Kombëtare këshilloi banorët që të rrinë dy kilometra jashtë zonës së Merapit, i cili është një nga vullkanet më aktivë të botës.

‘’Niveli i alarmit ështe në normë dhe banorët duhet të jenë të qetë. Shpërthimi ishte normal dhe pa llavë’’, theksoi agjencia.

Kompania shtetërore ajrore ”AirNav Indonesia” theksoi se aeroporti do të jetë i mbyllur për fluturimet.

Vullkani Merapi në vitin 2010 shkaktoi vdekjen e mbi 300 personave./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.