FOTO/ Roth pas takimit me Ramën: Gjermania mbështet Shqipërinë 

TIRANË, 11 maj /ATSH- I. Vata/ – ministri i shtetit për Çështje Europiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth vlerëson reformat e qeverisë shqiptare.

Gjatë vizitës që zhvilloi në Shqipëri, ministri gjerman zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në twitter, ai u shpreh se qeveria ka bërë shumë përsa i përket reformave në Shqipëri ndërsa shprehu mbështetjen e Gjermanisë.

“Takim me të vërtetë i mirë me kryeministrin Edi Rama. Përpjekjet e reformave të vazhdueshme të qeverisë po ecin shumë mirë dhe i mirëprita ato. Duhet bërë shumë më tepër. Le të vazhdojmë. Ju mund të mbështeteni tek ne!”, është shprehur Michael Roth.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.