BRUKSEL, 11 maj /ATSH-DPA/ – Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohet javën e ardhshme me presidentin amerikan, Donald Trump, pas daljes se SHBA-së nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
Stoltenberg nuk e ka komentuar vendimin e Trump, por, sipas zëdhënësit, duhet të arrihet në një zgjidhje globale politike për të penguar që Irani të zhvilloje programin bërthamor.
‘’Qëllimi i vizitës është pikërisht përgatitja e një samiti të NATO-s, në Bruksel, në muajin korrik’’, theksoi zëdhënësi.
Gjithashtu Stoltenberg do të takohet me sekretarin e Jashtëm, Mike Pompeo, sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis si edhe me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, John Bolton./ /os/ a.jor.