ZVICËR – Eutanazi për shkencëtarin 104-vjeçar australian

GJENEVË, 10 maj /ATSH-AFP/ – David Goodall, shkencëtari 104-vjeçar australian, i mbërritur në Zvicër për një vdekje të asistuar, që vendi i tij e refuzonte, vdiq sot në Bale (veri), pas injektimit të një qetësuesi, njoftoi fondacioni ”Exit International”.

“Në orën 12:30 (10:30 GMT), profesori David Goodall, 104 vjeç, vdiq në Bale, në Zvicër, pas injektimit të Nembutalit (qetësues)”, njoftoi në Twitter Philip Nitschke, themeluesi i “Exit International”, që e ndihmoi për organizimin e udhëtimit të fundit.

David Goodall nuk vuante nga asnjë sëmundje në fazën përfundimtare, por deklaronte se cilësia e jetës ishte përkeqësuar dhe se kishte ardhur koha të largohej.

Pas një përpjekjeje të dështuar për vdekje në fillim të vitit, Goodall u kishte kërkuar autoriteteve australiane të përfitonte nga një vdekje e asistuar.

Por, pas refuzimit të tyre, ai u detyrua të udhëtonte deri në Zvicër, ku disa fondacione ofronin këtë shërbim./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.