SIRI – Izraeli u kundërpërgjigjet sulmeve me raketa nga Irani

TEL AVIV, 10 maj /ATSH-AFP/ – Ushtria izraelite ka bombarduar gati të gjitha infrastrukturat iraniane në Siri si kundërpërgjigje ndaj sulmeve me raketa, dje në mbrëmje, ndaj pozicioneve të saj në Golan, deklaroi sot në mëngjes ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman.

“Ne kemi goditur gati të gjitha infrastrukturat iraniane në Siri, ata nuk duhet të harrojnë fjalën e urtë që thotë, nëse shiu bie sipër nesh, stuhia do të bjerë mbi ata”, tha ai gjatë një konference mbi çështjet e sigurisë.

“Shpresoj që kjo ngjarje të ketë përfunduar dhe që ata ta kenë kuptuar”, u shpreh Lieberman.

Dhjetëra raketa u lëshuan mbrëmjen e djeshme nga Siria në pjesën e Golanit të pushtuar nga Izraeli, raportoi sot Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).

“Pas bombardimit të parë izraelit të rajonit Baas, dhjetëra raketa u lëshuan nga Kuneitra në jugperëndim të rajonit të Damaskut drejt Lartësive Golan”, njoftoi OSDH-ja që ka një rrjet të gjerë informatorësh në të gjithë Sirinë.

Ende nuk është saktësuar se kush i ka zhvilluar këto sulme apo cili ishin objektivat, por përgjegjësit izraelitë folën për rreth 20 lëshime, që sipas tyre janë lëshuar nga forcat iraniane Al-Qods./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.