MEKSIKË – 93 politikanë të vrarë tetë muajt e fundit

MEKSIKO, 10 maj /ATSH-DPA/ – Më shumë se 90 politikanë, ku shumica janë përfaqësues të qeverisjes lokale, janë vrarë në Meksikë gjatë tetë muajve të fundit, ndërkohë që afrohen zgjedhjet e korrikut, deklaroi sot një kompani e analizimit të riskut.

“Gjithsej janë 93 viktima nga të cilët 80 janë politikanë lokalë, përfshirë 12 kryebashkiakë, kandidatë dhe parakandidatë për poste lokale”, deklaroi Ruben Salazar, drejtori i kompanisë “Etellekt”.

“Kjo periudhë parazgjedhore është më e dhunshmja në Meksikë që prej vitit 1994”, deklaroi Salazar një ditë para publikimit të raportit të “Etellekt”.

Shumica e vrasjeve kryhen nga bandat kriminale që kërkojnë të marrin kontrollin mbi policinë bashkiake dhe kontratat e investimeve publike.

Meksikanët do të votojnë për presidentin, deputetët federalë, guvernatorët dhe këshillët vendorë më 1 korrik. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.