ISKK: Punë voluminoze për kurimin e të shkuarës së regjimit komunist

TIRANË, 10 maj /ATSH- I. Vata/ – Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit ka bërë shumë gjatë këtyre viteve në lidhje me kurimin e të shkuarës e regjimit komunist në Shqipëri, ka deklaruar sot drejtori i ISKK, Agron Tufa.

Kuvendi i Shqipërisë ka vijuar seancën me raportin vjetor të veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit për vitin 2017.

Në fjalën tij, Drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa në raportin vjetor në parlament, tha se “është bërë shumë në kurimin e të shkuarës pasi është bërë një punë voluminoze, janë botuar 73 tituj librash, monografi dhe disa lloj enciklobedish, filma dokumentar, peligrinazh në vendet e  dhimbjes dhe terrorit komunist, homazhe dhe aktivitete, si dhe promovimet e ndryshme përkujtimore dhe mbledhja e sendeve personale të njerëzve që kanë vuajtur në burgje apo kampe internimi dhe të gjitha këto jona një realitet që në këto pakë vite kanë ndryshuar realiteti për t’i dhënë një fizionomi reale regjimit komunist të pa ndërprerë për 45 vite në Shqipëri”.

“Puna është e dukshme, mjafton një bibliotekë e tërë prej 73 titujsh ka ndryshuar bashkë natyra e diskursi, si dhe është rritur kundërshtia e realiteti për shkak të indokrinimit të thellë që përfaqësohet nga një pakicë e vogël”, tha ai.

Drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa ka kërkuar mbështetje financiare dhe nga donatorë për punën e këtij institute, pasi sipas tij fondet janë të pa mjaftueshme krahasuar me vendet e tjera ish-komuniste në Europë.

Më tej, Tufa tha se “është bërë shumë, por kufizimet tona janë të ndjeshme pasi jemi rreth 15 specialist. Krahasuar kjo me organikën e instituteve homologe me vendet e tjera të Europës është i pakrahasueshëm, fondet janë të pamjaftueshme. Buxheti është i limituar dhe na shkurtohet gjatë rrugës edhe projekte dhe në zëra të ndryshëm”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.