FUTBOLL – Fair Play financiar, UEFA sanksione PSG?

ROMË, 10 maj /ATSH-ANSA/ – Paris Saint Germain, që ka thyer rregullat e UEFA-s për  ‘’faire play’’ financiar pasi ka blerë Neymar dhe Mbappe për 402 milionë euro, ndodhet në vështirësi.

”Me sa duket, vendimi për këtë skuadër do të jepet në muajin qershor”, thekson gazeta  ”l’Equipe”.

Sanksionet mund t’i kushtojnë skuadrës bllokimin e blerjeve të një sezoni.

Sipas pronarit, emirit të Katarit, shumë skuadra si Barcelona, Juventus dhe Bayern do të bëjnë presion mbi UEFA-n në mënyrë që PSG të dënohet sa më rëndë.

Gazeta thekson gjithashtu se UEFA nuk e priti mirë blerjen e PSG nga sheiku. Por, për t’i lehtësuar situatën ekonomike PSG mund te shesë Guedes apo Kursawa./ /os/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.