SPORT – “Skënderbeu” shpallet kampion i Kategorisë Superiore

TIRANË, 9 maj/ATSH/ – Humbja e “Kukësit” në Durrës ndaj ekipit të “Teutës”, ka bërë që ekipi korçar i “Skënderbeut” të shpallet kampion i kategorisë superiore.

Gjithçka u bë zyrtare pas humbjes 3-2 të “Kukësit” ndaj “Teutës”, kur duheshin edhe tri javë të tjera për të përfunduar kampionati shqiptar i futbollit.

Tashmë “Skënderbeu” ndodhet 11 pikë para “Kukësit” të vendit të dytë, ndërsa në lojë kanë mbetur vetëm 3 javë dhe rrjedhimisht 9 pikë për t’u diskutuar.

Ky ishte një titull tërësisht i merituar për “Skënderbeun”, që dominoi totalisht në kampionat, duke filluar nga java e parë.

Ky është titulli i 8 kampion për “Skënderbeun”, ndërkohë, më 27 maj korçarët do të diskutojnë edhe finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj “Laçit”, duke pasur mundësinë që të fitojnë për herë të parë edhe këtë trofe./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.