SHKUP – Zaev: Jemi në një moment të papërsëritshëm për gjetjen e emrit

SHKUP, 9 maj /ATSH-MIA/ – Mendoj se tani është momenti më i mirë dhe më i papërsëritshëm për të gjetur zgjidhje për problemin e stërzgjatur me emrin, deklaroi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

“Pres që, së paku, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Sofje të takohem me kryeministrin grek, Cipras dhe të shfrytëzojmë arritjet e deritanishme midis dy ministrave të Jashtëm. Unë i jap mundësi procesit”, theksoi Zaev.

Ai nënvizoi se çdoherë ka informuar nëse ka diçka të re në lidhje me problemin që Greqia ka me emrin e Maqedonisë dhe se kohët e fundit nuk ka ndonjë risi për të ndarë me publikun./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.