MANILA – Manovra ushtarake amerikano-filipinase

SAN ANTONIO, 9 maj /ATSH-AFP/ – Forcat filipinase dhe amerikane simuluan sot një operacion për zbarkimin në një plazh të Detit të Kinës Jugore, në kuadër të manovrave të përvitshme, që presidenti filipinas, Rodrigo Duterte kishte kërcënuar t’i anulonte.

Këto manovra, që dy vendet realizojnë së bashku që prej dekadash, mendohej se do të zhdukeshin vitin e kaluar, kur presidenti filipinas u duk se do ta riorientonte diplomacinë e tij drejt Pekinit, në dëm të ish-kolonizuesit amerikan, me të cilin arkipelagu është lidhur nga një traktat i mbrojtjes së përbashkët.

Por, numri i ushtarëve pjesëmarrës është rritur me një të tretën këtë vit, me një efektiv prej 8 000 personash.

Në vitin 2017, manovrat e ashtuquajtura “Balikatan” kishin mbledhur 5 400 ushtarë, gjysma e ushtarëve që kishin marrë pjesë në edicionin 2015, më i madhi i këtij lloji, nën drejtimin e paraardhësit të Dutertes, Benigno Aquino./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.