ITALI – Mercy, Sophia, Newman… Foshnjet e shpresës të lindura në det

ROMË, 9 maj /ATSH-AFP/ – Rreth 35 foshnje kanë lindur vitet e fundit në anijet e shpëtimit me migrantë, kaq shumë mrekulli të vogla sa arrijnë të zbehin edhe brutalitetin e fatit të këtyre familjeve.

Bebet janë quajtur Mercy, Francesca, Newman, Diabam, Sophia ose Idriss Ibrahim…

”Të gjitha kanë të përbashkët se kanë parë dritën e diellit në një prej anije të shpëtimit të migrantëve në brigjet e Libisë”, sipas protagonistëve.

‘’Normalisht përpiqemi të evakuojmë nënën në mënyrë që foshnja të lindë në tokë, pasi në bordin e anijes nuk ka asgjë nëse përballemi me komplikacione të mundshme’’, shprehet për median, mjekja Giulia Marinig.

Më 3 tetor 2016, kjo mjeke e re, e dërguar nga ”Urdhri i Maltës” në bordin e ”Dattilos”, vizitoi një grua të mbuluar nga djersët për shkak të kontraksioneve të lindjes, në bordin e anijes së Rojave Bregdetare Italiane që, pasi ishte sinjalizuar për rastin, u nis edhe për shpëtimin e rreth 1 000 migrantëve.

‘’Vetëm 45 minuta më vonë lindi djali i saj’’, rrëfen mjekja.

”Gjatë kohës që anija po lundronte drejt Italisë, një tjetër grua sjell në jetë vajzën e saj dhe një grua e tretë në momentin e mbërritjes në port lind një djalë”, shton ajo.

Edhe pse nënat qëndrojnë të shtrira në tokë dhe foshnjet e tyre në arka plastike, këto lindje përcjellin një rreze shprese.

Për ekipet e shpëtimit dhe ekuipazhin, rastet e lindjeve janë një përvojë kaq e fortë saqë Bashkimi Europian e ka ripagëzuar operacionin detar ‘’Sophia’’, në kujtim të një vajze të vogël somaleze, e lindur në gushtin e vitit 2015 në një anije gjermane./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.