Agjencia Telegrafike Shqiptare

FUTBOLL – E dyshimtë pjesëmarrja e Neuer në Botëror

MYNIH, 9 maj /ATSH-DPA/ – Portieri i kombëtares gjermane të futbollit, Manuel Neuer la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes në Botëror për shkak të një frakture në këmbë, por thekson se do të jetë atje edhe nëse do t’i duhet të mos luajë.

Neuer, 32 vjeç, ndodhet i dëmtuar që prej shtatorit të kaluar, por po stërvitet prej disa javësh.

Gjermania do të luajë dy miqësore, më 2 qershor me Austrinë dhe në datën 9 me Arabinë Saudite.

‘’Duhet  të marr vendimin e duhur për veten, për Gjermaninë dhe për futbollin’’, – tha Neuer.

‘’Të shkosh në një botëror dhe të mos luash është e paimagjinueshme, por të  presim’’, – thekson ai./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version