Arti grafit në rrugët e Tiranës, Bashkia hap konkursin për të apasionuarit

TIRANË, 9 maj/ATSH/ A jeni një artist profesionist ose amator, shqiptar apo i huaj, i pasionuar për muralet e artit grafit? Bashkia e Tiranës ju jep mundësi të ndryshoni realitete të ndryshme duke sjellë më shumë art në hapësirat tona publike të qytetit.

Ky projekt i bashkisë synon të zhvillojë artin e rrugës dhe të inkurajojë artistët duke rritur ndërgjegjësimin për shprehjen e vetëdijes publike.

Artistët do të kenë mundësi që të përzgjedhin 20 vende të listuara nga bashkia, ku mund të gjejnë formularin e aplikimit me dokumentet e kërkuara. 20 fituesit do të marrin edhe një shpërblim.

Me ardhjen e Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës, ka rinisur edhe projekti për rregullimin e fasadave të pallateve në kryeqytet dhe lyerjen e tyre, projekt ky i nisur që në kohën kur kryetar ishte Edi Rama. Kështu kryeqyteti shqiptar, Tirana, po merr sërish ngjyra duke rrezatuar jetë./m.z//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.