Nuk ka rritje taksash

TIRANË, 8 maj/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama gjatë procesit të llogaridhënies në qarkun e Lezhës, u shpreh se qeveria e tij ka rritur vetëm dy taksa, atë të karburantit dhe për ata të cilët fitojnë më shumë, duke hedhur poshtë teorinë e rritjes së taksave nga ana e qeverisë.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë theksoi se në vendin tonë është tipike që të ankohen ata të cilët nuk paguajnë taksa.

“Është tipike që në Shqipëri ankohen për rritjen e taksave ata që nuk paguajnë taksa.

Ne kemi rritur vetëm dy taksa. Taksën për ata që kanë më shumë të ardhura, për biznesin e madh. Oligarkët që ndërtojnë në Tiranë sot paguajnë shumëfish më tepër taksa se më parë. Është ulur taksa për rrogat nën 600 mijë lekë. Kemi ulur taksat për 97 % të personave. Ne kemi rritur edhe taksën e karburante dhe kjo është e vërtetë, por vetëm kaq”.

Qysh prej ardhjes tonë në qeveri paguani më pak dhe në xhep ju ngelen më shumë në xhep. Pastruesja e Kryeministrisë paguante më shumë se kryeministri ndërsa sot është përmbysur skema”, – tha Kryeministri.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.