Irlandë, Konferenca e 40-të e Policive të kryeqyteteve të Europës

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Kastriot Skënderaj së bashku me Shefin e Sektorit të Burimeve Njerëzore, Komisar Agim Hysi dhe Specialistin për Hetimin e Krimeve Nënkomisar Arjan Tase, morën pjesë në Konferencën e 40-të të Policive të kryeqyteteve të Europës, e cila u mbajt në Dublin, kryeqyteti i Irlandës, me temë: “Policimi në komunitet dhe menaxhimi i akteve terroriste”.

Në këtë konferencë morën pjesë rreth 40 delegacione të policive të kryeqyteteve të Europës.

Gjatë punimeve të konferencës, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Kastriot Skënderaj zhvilloi një sërë takimet me homologët e tij nga kryeqytete të ndryshme të Europës.

Në këtë Konferencë u theksua rëndësia e policimit në komunitet, për të parandaluar radikalizmin ekstremist dhe përmirësimin e marrëdhënieve midis policisë dhe komunitetit. /m.z//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.