IRAN – Rohani: Do diskutojmë me Europën, Rusinë dhe Kinën për marrëveshjen bërthamore

TEHERAN, 8 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti iranian, Hassan Rohani deklaroi sot në mbrëmje se kërkon të diskutojë sa më shpejtë me europianët, kinezët, rusët për të parë nëse këta mund të garantojnë interesat e Iranit pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane.

Rohani gjatë një konference për shtyp në televizionin shtetëror iranian “akuzoi presidentin amerikan, Donald Trump se po praktikon një luftë psikologjike”.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane, që e cilësoi si shkatërrimtar si dhe njoftoi rikthimin e sanksioneve kundër Teheranit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.