BUDAPEST (Hungari) – Kryeministri Viktor Orban nis sesionin e ri të parlamentit hungarez një muaj pas zgjedhjeve legjislative që i mundësuan kryeministrit sovranist arritjen e një maxhorancë të re me dy të tretat.
EREVAN (Armeni) – Parlamenti armen mblidhet për herë të dytë në seancë të jashtëzakonshme për të zgjedhur kryeministrin e ri, pas gati një muaj të krizës politike.
BERLIN (Gjermani) – Prezantim statistik vjetor i kriminalitetit në Gjermani në vitin 2017, në sfondin e debatit që lidhet me ardhjen e qindra mijëra migrantëve këto vitet e fundit, dhe shqetësimeve përballë një rritjeje të numrit të krimeve me natyrë raciste apo antisemitiste.
NIKOZI (Qipro) – Samit tripalësh mes presidentit qipriot dhe krerëve të qeverive greke dhe izraelite i fokusuar kryesisht për bashkëpunimin në fushën e burimeve energjitike./
/v.b/
