Merkatoja e peshkut në Lezhë gati brenda vitit

TIRANË, 7 maj/ATSH/- Projekti për merkaton e peshkut në Lezhë do të përfundojë brenda këtij viti.

Zv/ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristo ka bërë të ditur se projekti për merkaton e peshkut tashmë është gati dhe për këtë projekt do të shkojnë 84 milionë lekë të reja.

Sipas Kristos, merkatoja do të jetë merkato prodhuesish, çka sipas tij do të garantojë konkurrencë dhe transparencë midis prodhuesve, anijeve të peshkimit dhe merkatos.

“Projekti është gati, edhe financimi është gati. Për këtë projekt do të shkojnë 84 milionë lekë të reja. Është faza përfundimtare, që tani kanë filluar procedurat e tenderimit dhe merkato do të përfundojë brenda këtij viti. Do të jetë një merkato prodhuesish, e cila do të garantojë raporte të drejta ose konkurencë dhe transparencë midis prodhuesve, anijeve të peshkimit dhe merkatos”, – përfundoi Kristo.

Të dhënat e këtij projekti zv/ministri i bëri të ditura gjatë llogaridhënies në qytetin e Lezhës, duke iu përgjigjur kështu pyetjeve të qytetarëve. /z.tosku//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.