MEKSIKË – Pesë politikanë të vrarë brenda një jave

CUIDA JUAREZ, 7 maj /ATSH-AFP/ – Dy politikanë u vranë këtë fundjavë në shtetin meksikan të Chihuahuas, në kufi me SHBA-në, duke e çuar në pesë numrin e politikanëve të vrarë në një javë në Meksikë, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 1 korrikut.

“Trupi i Eduardo Aragon, drejtues i partisë konservatore ‘Encuentro Social’, i cili rezultonte i zhdukur që prej së premtes, u gjet dje në mëngjes në bagazhin e automjetit të tij, në një rrugë të shtetit të Chihuahuas”, sipas policisë meksikane.

Disa orë më vonë, disa telefonata anonime njoftuan se disa persona të armatosur kishin hapur zjarr dhe djegur shtëpitë dhe dyqanet në qytetin e vogël të Ignacio Zaragozas, në të njëjtin shtet të Chihuahuas.

Forcat e policisë kanë zbuluar tre trupa në rrënojat e gjashtë vilave dhe dyqaneve të djegura, mes të cilëve edhe trupin e Liliana Garcias, kandidate për Partinë e Revolucionit Demokratik (PRD, për Bashkinë e Ignacio Zaragozas./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.