Llogaridhënia në çdo njësi administrative që t’i japim zgjidhje problematikave

TIRANË, 7 maj/ATSH/- Nga qyteti i Lezhës vijoi edhe llogaridhënia publike nga ana e përfaqësuesve të qeverisë, me praninë e Kryeministrit Rama, ministres së Arsimit, Lindita Nikolla dhe disa zv/ministra, që nga rinia e deri tek turizmi.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla vuri në dukje gjatë fjalës së saj se ky proces llogaridhënie përbën jo vetëm përgjegjësi për ato çka janë bërë në 6 muaj, por mbi të gjitha mbi problematikat që kërkojnë zgjidhje.

Si deputete e kësaj zone, Nikolla tha se llogaridhënia do të vazhdojë në çdo njësi administrative dhe në çdo fshat, për të vijuar kështu sipas saj, me të vërtetat e punës së kësaj qeverie.

“Besoj se në 6 muaj qeverisje kemi zhvilluar shumë takime në qarkun e Lezhës, duke adresuar më shumë punë, më shumë përgjegjshmëri ndaj qytetarëve që na kanë dhënë votën e tyre, por edhe si fjalë të mbajtur ndaj këtij komuniteti”. /z.tosku//r.e/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.