KINË – Pekini i gatshëm të mbështesë bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme

PEKIN, 7 maj /ATSH/ – I dërguari i posaçëm i Kinës për Lindjen e Mesme, Gong Xiaosheng, tha se Kina është e gatshme të nxisë bisedimet e paqes në këtë rajon, gjatë një takimi me zëvendëssekretarin e Çështjeve të Jashtme dhe Ekonomike të Arabisë Saudite, sipas citimeve të CRI-së.

Ai tha se “ka shumë sfida serioze për arritjen e stabilitetit në këtë rajon, duke veçuar konfliktet e vazhdueshme në Siri dhe Jemen, tensionet mes Palestinës dhe Izraelit dhe pasigurinë për mbijetesën e marrëveshjes bërthamore të Iranit”.

Pala saudite tha se shpreson të shohë një rol më të madh të Kinës në nxitjen e paqes në Lindjen e Mesme, duke theksuar ndikimin në rritje të Pekinit në arenën ndërkombëtare si dhe miqësinë afatgjatë me vendet në këtë rajon. /G.S/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.