ITALI – Mattarella: Qeveri neutrale deri në dhjetor

ROMË, 7 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti italian, Sergio Mattarella njoftoi sot se do të propozojë një qeveri politikisht neutrale për të drejtuar vendin deri në muajin dhjetor, për mungesë të dakordësisë të një maxhorancë parlamentare mes forcave politike.

Pa saktësuar më tej se kush mund të merrte drejtimin e kësaj qeverie, ai u bëri thirrje partive për të dëshmuar përgjegjëshmëri duke mbështetur këtë zgjidhje, në mungëse të kësaj alternative ai do të organizojë zgjedhje të reja në vjeshtë ose në muajin korrik./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.