Gjirokastër, zyra e regjistrimit të pasurive në shërbim të qytetarit dhe sipërmarrësit

TIRANE, 7 Maj/ATSH/-Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato inspektoi shërbimin e ofruar për qytetarët nga zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të qarkut të Elbasanit.

Qato shoqërohej nga dy deputetët e qarkut Gjirokastër, Ministren Mirela Kumbaro dhe deputetin Flamur Golemi.

Nisur nga eksperienca ime si drejtuese e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Qato vuri në dukje se ishte në dijeni të një veprimtarie aspak pozitive në shërbim të pronarëve nga ana e kësaj zyre në të kaluarën!

“Konstatova gjatë këtij inspektimi, një ndryshim rrënjësor të ofrimit të shërbimit ndaj qytetarëve nga ana e kësaj zyre kaq të rëndësishme, dhe i kërkova regjistruesit të ZVRPP Gjirokastër, një vëmendje të shtuar në ofrimin e shërbimit si ndaj qytetarëve ashtu edhe ndaj sipërmarrjes, e cila ka shumë nevojë të mbështetet nga të gjitha institucionet shtetërore”, deklaroi Qato.
/a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.