GJERMANI – Vizitë surprizë në Rusi e ministrit gjerman të Ekonomisë

BERLIN, 7 maj /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i ekonomisë, Peter Altmaier do të zhvillojë një vizitë të shkurtër në Rusi dhe më pas në Ukrainë (13-14 maj), sipas burimesh qeveritare.

“Altmaier pritet të zhvillojë një takim me homologun e tij në lidhje me çështje të politikave energjetike dhe ekonomike”, sipas këtij burimi.

“Gazsjellësi shumë i përfolur ‘Nord Stream 2’, e ardhmja e Ukrainës si një koridor i gazit natyror dhe marrëdhëniet ekonomike Gjermani-Rusi do të jenë në qendër të këtyr diskutimeve”, shtoi ky burim.

Kjo vizitë e Altmaier synon gjithashtu të përgatisë rrugën për takimin e ardhshëm midis kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit rus, Vladimir Putin në soçi më 18 maj. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.