FUTBOLL – Ribery zgjat kontratën me Bayern deri në vitin 2019

MYNIH, 7 maj /ATSH-DPA/ – Mesfushori i krahut i ekipit të Bayern Munich, Franck Ribery ka zgjatur kontratën e tij me klubin edhe një sezon tjetër, njoftoi sot kampioni i Gjermanisë.

Marrëveshja me 35 vjeçarin do të përfundonte në fund të qershorit por për shkak të një serie dëmtimesh, Bayern vendosi t’i japë edhe një vit shtesë.

“Jam shumë i lumtur që do të jem në gjendje të luaj edhe një vit tjetër për një klub të madh”, tha Riberi në një deklaratë.

“Mynihu ka qenë për një kohë të gjatë shtëpi për familjen time dhe unë  jam shumë krenar që mund të vesh edhe sezonin e ardhshëm fanellën e Bayern”, vazhdoi ai.

Ribery, që erdhi nga klubi i Marseille në vitin 2007, ndihmoi Bayern që të fitojë Ligën e Kampionëve në vitin 2013 si dhe ka fituar tetë tituj të Bundesligës. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.