FOTO/ Nuanca neutrale e rërës, ngjyra e duhur për stinën e verës

TIRANE, 7 Maj /ATSH/ – Të ngrohta dhe elegante si të gjitha nuancat neutrale, rëra (një nuancë më intensive e bezhës) është ngjyra e duhur për stinën.

Ajo të sjell elegancën në çdo veshje, dhe edhe pse bëhet fjalë për ngjyrë netruale nuk ka rrezik të mos kaloni pa u vënë re.

Me xhaketë sportive apo bluzë ngjyrë rëre, apo një palë pantallona,pamja juaj do të bjerë në sy dhe me plot sharm. Nuk përjashtohen as aksesorët, kapele, apo varëse apo këpucë që do tu japin një prekje femërore.

Nëse nuk doni të guxoni të visheni komplet me ngjyrën e rërës ,mund të përzieni detaje si një rrip i hollë i kombinuar me kornizën e syzeve ose edhe një çantë të përditshme me një palë sandale e cila do të bëjë veshje tuaj të përsosur dhe me një prekje fine.

Zbuloni të gjitha sugjerimet për një blerje të zgjuar në galerinë më poshtë./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.