TIRANË, 7 Maj/ATSH-ANSA/.- Në fundjavën e dytë të shfaqjes së “Avengers: Infinity War” vazhdon të mbizotërojë në zyrën e biletave në Amerikën e Veriut.
Walt Disney tha se filmi fitonte 112.5 milionë në fundjavë dhe u bë shuma më e madhe në histori në fundjavën e dytë pas Star Wars: Il Risveglio della forza me 149.2 milionë.
Në nivel global “Avengers: Infinity War”, ka tejkaluar 1.2 miliardë dollarë të ardhurash duke u bërë filmi i parë që arriti atë shifër në vetëm 11 ditë nga dalja dhe ende nuk ka dalë në Kinë. /k.s/.
