FOTOLAJM

TIRANE, 6 Maj/ATSH/- Mes 1 mijë të rinjve dhe punonjësve, kreu i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ishte i pranishëm në aksionin e pastrimit në plazhin e Velipojës.

Fotoja e publikuar në rrjetet sociale gjatë aksionit ‘Java e Tokës’, dëshmon angazhimin personal të ministrit, jo vetëm për mbarëvajtjen e këtij aksioni, por edhe këmbënguljen e tij për një mjedis më të pastër në këtë sezon turistik.

Operacioni “Pastrojmë Shqipërinë që duam” që ka filluar prej 24 nëntorit, do të vijojë gjatë gjithë sezonit turistik për plazhe të pastra, mjedis të denjë për turizëm të standardeve europiane.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.