SHBA – Twitter: Përdoruesit të ndryshojnë fjalëkalimet

SAN FRANÇISKO, 4 maj /ATSH-AFP/ – Rrjeti social “Twitter” u kërkoi sot 330 milionë përdoruesve të ndryshonin fjalëkalimet si masë paraprake pasi kishte zbuluar një defekt në shërbimin e saj, theksoi grupi në një postim në Twitter.

“Ne kemi zbuluar së fundi një gabim në programim që mblidhte fjalëkalimet e pamaskuara në një regjistër të brendshëm. Ne e kemi korrigjuar këtë gabim dhe nuk kemi informacione për faktin nëse ka qenë një ndërhyrje apo një përdorim mashtrues nga dikush”, ka shkruar Twitter duke rekomanduar për përdoruesit e tij të modifikojnë fjalëkalimet e tyre si masë parandaluese.

Twitter shpjegoi gabimin në një blog shumë të shkurtër të titulluar “Ruani llogarinë tuaj të sigurtë”, ku nuk thekson se prej sa kohësh ky gabim ekzistonte dhe as se sa fjalëkalime ishin prekur.

Grupi shpjegon se ka maskuar fjalëkalimet nëpërmjet një procesi mbulimi duke përdorur një funksion të quajtur ”bcrypt”, që zëvendëson fjalëkalimin real me një sërë shifrash dhe shkronjash të mbledhura në sistemin e “Twitter”.

“Kjo mundëson për sistemet tona të bëjnë të vlefshëm llogaritë tuaja pa zbuluar fjalëkalimin, që është një normë për industrinë”, vijon blogu./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.