Kosovë, “Medalja e Skënderbeut” për babain e Ilir Konushevcit

PRISHTINË, 4 maj /ATSH/ – Kryeministri Ramush Haradinaj ka nderuar me “Medaljen e Skënderbeut”, Halit Konushevcin, babain e heroit të kombit, Ilir Konushevci.

Ky nderim u bë në 20-vjetorin e rënies së Ilir Konushevcit.

“Bacën Halit, e nderova me “Medaljen e Skenderbeut” në kujtim të djalit të tij, të djalit të Kosovës Ilir Konushevci në 20-vjetorin e rënies. Iliri është me ne, sepse jetësoi lirinë tonë”, – ka shkruar Haradinaj në një publikim të bërë në rrjetin social “Facebook”.

Ilir Konushevci ishte njëri ndër themeluesit e UÇK-së dhe bashkëluftëtar i Zahir Pajazit dhe Hakif Zejnullahut. Ai u vra në një pritë më 9 maj 1998, së bashku me mjekun nga Tropoja, Hazir Mala. /KosovaPress/ /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.