Çmimi i madh i Spanjës, Rossi: Në Jerez do të kuptojmë nivelin e motorit tonë

TIRANË, 4 Maj/ATSH/ -Çmimi i Madh i Spanjës po afron dhe Valentino Rossi pret me ankth përgjigjen që do të japë pista. “Kjo është një garë shumë e rëndësishme për të kuptuar cili është niveli jonë”, u shpreh Doktori në konferencën për shtyp.

Kjo e Jerez do të jetë gara e parë që do të zhvillohet në Europë gjatë këtij sezoni dhe Rossi shpreson shumë të ngushtojë distancën ndaj treshes kryesuese Dovizioso-Marquez-Vinales në klasifikimin e përgjithshëm.

“Mendonim se do të bënim diferencën edhe në 2017-ën në Europë, pas një fillimi shumë të mirë, por ndodhi e kundërta dhe kishim shumë vështirësi”, shtoi piloti italian i Yamahas.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.