Agjencia Telegrafike Shqiptare

BRUKSEL – BE përshëndet shpërbërjen e ETA-s

BRUKSEL, 4 maj /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian përshëndeti sot vendimin e organizatës separatiste baske ETA për t’i dhënë fund të gjitha aktiviteteve dhe për t’u vetëshpërbërë duke nënvizuar se nuk kishte vend në Europë për terrorizëm.

“Komisioni u informua për vendimin e ETA-s për t’u shpërbërë në mënyrë të përhershme. Ne e përshëndesim”, theksoi zëdhënësi i KE-së, Margaritis Schinas në një konferencë shtypi.

“Nuk ka vend në BE për terrorizëm, për armë dhe pushkë. BE është e bazuar në shtetin e të drejtës”, theksoi zëdhënësi në reagimin e parë të Brukselit për njoftimin e ETA-s.

Organizata separatiste baske përfundoi sot procesin historik të shpërbërjes gjatë një konference në jugperëndim të Francës duke i dhënë fund kryengritjes së armatosur në Europën Perëndimore, që ka shkaktuar më shumë se 800 të vdekur dhe mijëra të plagosur në katër dekada./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version