Arrestohet në Gjermani Arbër Çekaj, i dyshuari i 613 kg kokainë

TIRANË, 4 maj/ATSH-A.Fortuzi/- Pronari i konteinerit të bllokuar në Durrës (falë operacionit Forca e Ligjit “Last Snow”) dy muaj më parë me 613 kg kokainë, e cila kapte vlerën e 180 milionë eurove, Arbër Çekaj është arrestuar në Gjermani.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, arrestimi i Çekajt, u realizuar në kuadër të bashkëpunimit me agjencitë e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht atë gjermane.

Arbër Çekaj është pronari i firmës “Arbi Garden” ku u sekuestruan 613 kg kokainë në kuadër të operacionit “Last Snow”.

Gjithashtu u shkëmbye informacion në kohë rekord midis Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera si dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Çekaj është kapur në një provincë pranë Dysedorfit. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.